U përlesh me policinë gjatë arrestimit, vdes terroristi në Bruksel

Policia belge arrestoi mëngjesin e së martës 45-vjeçarin tunizian Lasuet Abdeslam, i cili dyshohet se vrau dy burra të veshur me fanella të Suedisë në Bruksel të hënën mbrëma, 16 tetor.

Sipas RTBF, arrestimi ndodhi pranë një shtëpie të kontrolluar në lagjen Saerbek ku dyshohet se jetonte Abdeslam.

Sipas të njëjtit burim, burri është qëlluar në gjoks nga policia dhe është dërguar me ambulancë në spital.

Por pavarësisht se u dërgua me urgjencë në spital, 45-vjeçari humbi jetën në reanimacion.

Ministri i Drejtësisë i Belgjikës më herët kishte deklaruar se në zonën ku ishte vendosur dhe neutralizuar terroristi islamik, është gjetur edhe arma me të cilën ai kishte vrarë dy persona dhe plagosi një të tretë të hënën mbrëma në Bruksel.

Kush ishte terroristi 45-vjeçar

Lasuet Abdeslam jetonte ilegalisht në Belgjikë pasi kishte aplikuar për azil në vitin 2019, i cili ishte refuzuar, por që nga viti 2021 i kishin humbur gjurmët. Sipas kryeministrit të Belgjikës, 45-vjeçari ishte i njohur për policinë për trafik dhe kërcënime ndaj sigurisë publike./Albeu.com