Holanda ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme ndaj Greqisë në “frymën e fundit”.
“Tulipanët” fituan një penallti në në minutën e 91’ dhe Van Dijk e dërgoi topin në rrjetë duke i dhënë një fitore me vlerë të madhe kombëtares së tij.
Me këtë rezultat, Holanda tashmë ndodhet në vendin e dytë në grup me 12 pikë, po aq sa Greqia e vendit të tretë.
Greqia e ka ndeshjen e fundit kundër Francës, ndërsa Holanda ka edhe dy ndeshje të mbetura në kualifikueset e Euro 2024.
Ndërkohë Portugalia ka fituar me rezultatin e thellë 5-0 ndaj Bosnjës. Të pestë golat u shënuan që në pjesën e parë dhe luzitanët e morën me qetësi intervalin e dytë të ndeshjes.
Me këtë fitore, Portugalia e mbyll me pikë të plota grupin dhe këtë fazë kualifikuese të Euro 2024.
Ndërkohë, ndeshja mes Belgjikës dhe Suedisë është ndërprerë para kohe, pasi një sulm terrorist ndodhi këtë mbrëmje në Bruksel ku një person i armatosur la të vdekur të paktën dy shtetas suedezë të cilët kishin ardhur për të parë sfidën. Këtë vendim e morën vetë lojtarët suedezë.