Aksioni i policisë në Sarandë, kush janë 4 ish-punonjësit e IMT-së që u arrestuan (EMRAT)

Katër ish-punonjës të Inspektoratit Vendor të Mbrojtjes së Territorit Sarandë (IVMT) kanë rënë në prangat e policisë në kuadër të një operacioni të zhvilluar pasditen e kësaj të hëne.

Mësohet se të arrestuarit janë; Vangjel Xhavara, Besian Koçi, Artur Musai, Erjon Zekaj.

Ata akuzohen se kanë lejuar dhe favorizuar ndërtime pa leje përgjatë vitit të kaluar në Ksamil.