Policia e shtetit po zhvillon një operacion anti kanabis në Krujë dhe Fushë-Krujë, ku janë djegur bimët e kanabisit.
Deri më tani bëhet me dije se janë shoqëruar 7 persona.
Forcat operacionale të RENEA-s dhe FNSH-së janë përqëndruar në fshatin Nikël.
Të pranishëm në aksionin në vijim janë dhe drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit duhe filluar nga drejtori Ardie Veliu, Tonin Vocaj dhe Gjovalin Loka.
Mësohet se operacioni është iniciuar nga të dhënat e “Guarda di Finanzi-s”, ku përmes monitorimit nga ajri janë vërejtur parcela me kanabis të mbjella në zonë.