“U prehsh në paqe engjëll”, Urdhri i Stomatologut e shpall të premten ditë zie, pas ngjarjes së rëndë

“Urdhëri i Stomatologut” e ka shpallur të premten ditë zie, pas ngjarjes së rëndë të ndodhur tre ditë më parë, por që u bë publike vetëm sot, ku një 3-vjeccar humbi jetën aps ndërhyrjes kirurgjikale në klinikën e stomatologjisë së mjekut Roland Xhaxho.

Përmes një njoftimi në rrjet “Urdhri i Stomatologut” thekson se dita e premte do të jetë ditë zie, ku të gjithë duhet të lutemi për engjëllin e vogël.

Njoftimi:

Dentistria shqiptare në zi!

Urdhri i Stomatologëve të Shqipërisë, shpall datën 6 Tetor 2023, ditë zie për të gjithë stomatologët, personelin ndihmës e asisistentë në poliklinika e klinika dentare.

Ditën e nesërme, dt.06.10.2023, ora 12.00, ju ftojmë të mbajmë 2 minuta heshtje “lutje”  për voglushin, ëngjëllin e vogël 3 vjeçar,

Brian Spahiu!

????

Ngushëllime prindërve dhe të afërmëve.

U prehsh në paqe Brian! ?

Presidenti i USSH

Nikoll Deda

 

 

 


Shtuar 5.10.2023 22:52