Dy oficerë policie u plagosën lehtë kur dy terroristë të dielën në mëngjes shpërthyen një bombë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë në kryeqytetin turk të Ankarasë, ku njëri prej tyre hodhi veten në erë, tha ministri i Brendshëm.
“Dy terroristë, të cilët kanë mbërritur me një automjet të lehtë komercial para portës së Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë, kanë kryer një sulm me bombë. Një nga terroristët hodhi veten në erë”, tha Ali Yerlikaya në X.
A person blew himself up near the Ministry of Internal Affairs building in Ankara. The head of the Ministry of Internal Affairs of Turkey stated that two persons approached the building of the Ministry of Internal Affairs in a car. One man blew himself up, the other was… pic.twitter.com/BZUWWovcqe
— NOELREPORTS ?? ?? (@NOELreports) October 1, 2023
Yerlikaya tha se dy oficerë policie u plagosën lehtë në sulmin, i cili ndodhi në orën 9:30 të mëngjesit me orën locale.
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar edhe para Ministrisë së Brendshme turke në zemër të Ankarasë në mëngjes.
Pas shpërthimit dhe të shtënave me armë zjarri pranë ndërtesës së ministrisë në Kizilay, qendra kryesore e qytetit në qarkun Cankaya të kryeqytetit, forcat e policisë morën siguri të shtuar në zonë.
Bulevardi kryesor Ataturk është mbyllur për qarkullim për shkak të shpërthimit pranë njërës prej portave të Asamblesë së Madhe Kombëtare.
#Turkiye ?????????
Turkish blast and Gunshot Firing near Turkish Parliament in Ankara. pic.twitter.com/aLn5bFPmGR
— Research Wing (@ResearchWing) October 1, 2023
Në vendngjarje është dërguar edhe policia e operacioneve speciale. Në vendngjarje ndodhen edhe njësitë zjarrfikëse dhe ekipet mjekësore.
Kuvendi i Madh Kombëtar do të hapet pasdite pas një pauze 3-mujore./Albeu.com