Zjarr në hyrje të Lezhës, flakët rrezikojnë një fabrikë këpucësh

Një zjarr ka rënë në anë të rrugës kryesore në hyrje të qytetit të Lezhës.

Flakët kanë përfshirë bimësinë në anë të rrugës, duke u përhapur me shpejtesi dhe vënë në rrezik dhe një fabrikë këpucësh që ndodhet aty pranë.

Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për vënien nën kontroll të zjarrit.


Shtuar 23.09.2023 17:14

Tags: ,