Tayna ka gati “bombën” me 3 reperë të njohur

Reperja shqiptare Tayna, ka gati një tjetër projekt muzikor për të cilin jemi shumë kuriozë. Artistja nuk ka pritur gjatë dhe na ka prezantuar me detajet kryesore të këtij, projekti.

Përmes një postimi në ‘Threads’, Tayna njofton se do të ketë një bashkëpunim me 3 reperë të njohur, por kaq për momentin. Se cilët janë? Duket se për këtë detaj duhet të presim derisa të publikohet.

Në një mbishkrim të njoftimit ajo ka thënë për ata që se dini se kush është mbretëresha shqiptare do ta zbulojnë së shpejtë.

“Ju tashmë e dini se kush është mbretëresha e shqiptare besoj. Nëse jo, atëherë do ta zbuloni së shpejti”, ka thënë reperja.

Momentalisht reperja është duke shijuar suksesin e këngës së saj të fundit ‘Shqipe 2’ e cila numëron 2.4 milionë klikime në Youtube./Albeu.com


Shtuar 23.09.2023 17:08

Tags: