Humb jetën 32-vjeçari në Tiranë, ra në kontakt me rrymën elektrike

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Një 32-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në banesë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Maknor.

Policia njofton se ka humbur jetën shtetasi E. D., 32 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./Albeu.com/


Shtuar 22.09.2023 12:57