Egnatia e mbylli pjesën e parë në epërsi ndaj Aarhusit, në duelin e vlefshëm për turin e tretë të Conference League. Përveç golit të shënuar nga Ildi Gruda, skuadra rrogozhinase ka qenë dominuese në pjesën më të madhe të lojës.
Të dhënat e përgjithshme tregojnë se kampionët e Shqipërisë kanë pasur më shumë zotërim të topit dhe kanë krijuar më tepër raste për shënim.
Të lidhura
None found
Sipas “Sofascore”, Egnatia ka mbajtur topin në 68% të kohës, ndërsa vendasit danezë në 32%. Rrogozhinasit kanë goditur gjashtë herë drejt portës, kurse Aarhusi ka provuar vetëm një herë të rrezikojë portën e Dajsinanit.
Përjashtimi me karton të kuq i Kahlit, që në minutën e 3-të, i dha një avantazh të rëndësishëm numerik ekipit të Nevil Dedes, të cilin mund ta shfrytëzojë në pjesën e dytë.






