Protesta në Tiranë vijon prej ditësh të shfaqet me tensione të ashpra. Gjatë tubimit të sotëm, protestuesit kanë dalë në shesh në orët e para të mëngjesit dhe pas një periudhe të gjatë qetësie, janë shënuar tensionet e para me efektivët.
Mësohet se protestuesit kanë hedhur kapsolla dhe gurë në drejtim të efektivëve të policisë, të cilët kanë aktivizuar autobotin e ujit për tu kundërpërgjigjur. Sakaq, ata u kanë bërë apel prindërve që të largojnë fëmiljët nga rruga, në mënyrë që të mos lëndohen.
Të lidhura
None found
“Qytetarë, largoni fëmijët nga rruga! Ndaloni veprimet e dhunshme ndaj institucioneve”, është apeli i përcjellë nga efektivët e policisë.







