Policia vijon përpjekjet për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ndërsa situata është tensionuar.
Efektivët kanë përdorur autobotin për të hedhur ujë me presion në drejtim të turmës. Mjeti është vendosur tashmë në bulevard.
Të lidhura
None found
Zona pranë Kryeministrisë është bllokuar nga policia, e cila po i zhvendos protestuesit drejt një zone tjetër.
Protesta e sotme nisi në orën 09:00, në të njëjtën kohë me fillimin e punimeve të parlamentit. Studentët dhe qytetarët kanë qëndruar në protestë gjatë ditës, ndërsa tensione janë shënuar edhe në Kuvend, ku u diskutua për protestën.






