Shtetasit e Maqedonisë së Veriut përfitojnë procedurë më të lehtë për vizat saudite

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme bëri të ditur se Republika e Maqedonisë së Veriut tashmë është pjesë e listës së shteteve, qytetarët e të cilave mund të aplikojnë për vizë elektronike turistike (e-Visa) ose të marrin vizë pas mbërritjes (Visa on Arrival) në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Vendimi u ofron shtetasve maqedonas mundësi për udhëtime më të shpejta dhe me më pak procedura administrative.

Të lidhura

None found

Lehtësimi i regjimit të vizave pritet të mbështesë rritjen e lëvizjeve turistike, zgjerimin e kontakteve të biznesit dhe forcimin e marrëdhënieve të përgjithshme mes dy vendeve.


Shtuar më 22.10.2026 21:47