68-vjeçari që qëlloi me armë zjarri dhe vrau 39-vjeçarin shqiptar në Pire të premten e kaluar është dënuar me masën e paraburgimit, me marrëveshjen e hetuesit dhe prokurorit.
68-vjeçari, i cili akuzohej për vrasje nga pakujdesia, por edhe për armëmbajtje pa leje, po dërgohet aktualisht në repartin psikiatrik të burgut të Korydallos, ku ka shumë gjasa që hetuesi të urdhërojë ekzaminimin psikiatrik.
Gjatë kërkimit të faljes ai vazhdimisht ka deklaruar se është penduar për veprimin e tij dhe mësohet se ka thënë në mënyrë karakteristike se është gabimi më i madh i jetës së tij, se ndjen keqardhje dhe se dëshiron të dënohet për veprimin e tij.
68-vjeçari shquhej për sjelljen e tij problematike, duke u grindur shpesh me shumë banorë të lagjes për gjëra të parëndësishme, si në rastin e 39-vjeçarit që e qëlloi dhe e vrau dy herë me pushkë, sepse nuk ishte dakord me funksionimin e parkingut ne lagje.