Ish-menaxheri i Dafina Zeqirit ngre padi ndaj këngëtares, kërkon dëmshpërblim 500,000 euro

Pas një sezoni të gjatë dhe të suksesshëm, Dafina Zeqiri ka nisur pushimet. Këngëtarja e njohur ka zgjedhur ishullin e Mykonos për të shijuar disa ditë relaksi.

Por duket se gjërat nuk po i ecein sipas planeve!

Teksa Dafina po shijon pushimet, nga ana tjetër ndaj këngëtares është ngritur një padi nga ish-menaxheri i saj Drin Zatriqi, me të cilin i ka prishur marrëdhëniet prej kohësh.

Bëhet fjalë për një prej statuseve të Dafinës në Twitter ku i drejtohej me epitete shumë të rënda ish-menaxherit. Për t’u hakmarrë Zatriqi ka kërkuar gjysmë milion euro dëmshpërblim.

Padia në dokumentin më poshtë:

Lidhur me rastin, nuk ka ende një reagim nga këngëtarja.


Shtuar 15.09.2023 07:54