Policia e Tiranës së bashku me atë të Matit ka finalizuar operacionin “Bashkëpunimi” dhe kanë vënë në pranga një 25-vjeçar.
Ky i fundit dhunonte në mënyrë të vazhdueshme bashkëshorten e tij.
Policia njofton se si rezultat i operacionit “Bashkëpunimi”, u bë arrestimi i shtetasit R. B., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
25-vjeçari dyshohet se ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Gjatë kontrollit në banesën tjetër të këtij shtetasi, në fshatin Fullqet, Burrel, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 pushkë sportive dhe 1 armë gjahu.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com.