Rrëfimet e panjohura të shqiptarëve në Turqi, që u shkëmbyen nga Greqia si turq

Fshati Kominades, i njohur ndryshe me emrin Shag, është një prej fshatrave që qëndrojnë zinxhir mes kufirit shqiptaro-grek të cilët dikur ishin të populluar nga shqiptarë, kryesisht të besimit islam.

Kjo zgjati derisa në vitin 1924, një vit pas firmosjes së Traktatit të Lozanës ata u detyruan të braktisin gjithçka që kishin për t’u zhvendosur drejt fshatit Özvatan të Turqisë ku nisën një jetë të re.

Marrëveshja e veçantë turko-greke nuk skicoi veç kufijtë e Turqisë së sotme pas shpërbërjes së Perandorisë Osmane, por skicoi edhe drama të njëpasnjëshme njerëzore.

Disa prej tyre janë sjellë nga gazetari Andrea Danglli në dokumentarin “Shqiptarët e Turqisë” të transmetuar në Euronews Albania, ku paraqitet një tablo e qartë historike mes të shkuarës dhe të tashmes.

Çfarë ndodhi me shqiptarët e këtij fshati dhe ku përfunduan ata pas dëbimit? Si u kundërshtua zbatimi i Traktatit të Lozanës nga Tirana zyrtare e asaj kohe dhe roli i fuqive të mëdha? Si është jeta e trashëgimtarëve të tyre sot dhe çfarë kërkojnë ata nga Shqipëria?

Në vitin e 100-të nga nënshkrimi i traktatit të Lozanës, dokumentari i gazetarit Andrea Danglli paraqet anën tjetër të historisë për këtë komunitet shqiptarësh që ecën në të tashmen me gjurmë ende të forta të së shkuarës.


Shtuar 3.09.2023 20:19