Liverpool-i “magjik”, mposht 3-0 Aston Vila-n në “Anfield Road”

Gjithçka ka shkuar në mënyrë përfekte pasditen e kësaj të shtune, për “të kuqtë” e Liverpool, të cilët kanë arritur të mundin skuadrën e Aston Villa, në “Anfield Road”, me rezultatin e thellë, 3 me 0, pas një performance fantastike.

Siparin e golave e çeli, “fantazisti’ hungarez, Dominik Szoboszlai, që në minutën e 3’-të të sfidës, ku pas një krosimi fantastik të Trent Alexander-Arnold çon topin në rrjetën e portierin Martinez, me një goditje fantastike.

Megjithatë pjesa e parë nuk përfundon me kaq, pasi në minutën e 22’-të të sfidës pas një rrëmuje në zonë, mbrojtësi i Aston Villa, Matty Cash ngatërrohet me këmbët e tija, duke e çuar topin në rrjetë. Për golin e tretë dhe të fundit të sfidës mendoi “faraoni” i sulmit, Mohamed Salah, i cili përfitoi sërish nga një rrëmujë në zonë dhe më portën e boshatisur vendosi rezultatin përfundimtar, 3 me 0.

Në përballjen tjetër të mesditës, skuadra e Crystal Palace priti në “Selhurst Park”, “ujqërit” e Wolverhampton, në një përballje që rezultoi të ishte spektakolare dhe me plot gola. Sipari i rrjetave u hap në minutën e 56’ falë “bomberit’ francez, Odsonne Edouard, i cili gjeti avantazhin për vendasit. Vetëm 9 minuta më pas gjithçka u barazua nga koreano-jugori Hwang Hee-Chan, por nuk do të mbaronte me kaq, pasi në minutat 78’ e 84’, Eze dhe Edouard do të shënonin dhe 2 herë të tjera për skuadrën e Crystal Palace, ndërsa një gol i Cunha, në minutën e 96’-të të sfidës do të vuloste fitoren 3 me 2 të vendasve.

Me këto rezultate, Liverpool ngjitet në vendin e 3-të tabelës me 10 pikë, skuadra e Crystal Palace në vendin e 7 me 7 pikë, ndërsa Aston Villa e Wolves pozicionohen në vendet 11 dhe 15 të tabelës, me respektivisht 6 dhe 3 pikë. Në përballjet e radhës të Premier League, Aston Villa do të presë në shtëpi skuadrën e Crystal Palace, ndërs Liverpool do të udhëtojë drejt transfertës së Wolverhampton.


Shtuar 3.09.2023 17:49