Tregtim droge, sulme (madje edhe ndaj agjentëve) dhe së fundmi keqtrajtim ndaj partneres së tij. Një 35-vjeçar shqiptar është dëbuar nga Italia më 28 gusht. Policët e zyrës së emigracionit në Malpensa e hipën në një fluturim për në Tiranë, me urdhër të komisariatit të policisë së Monzës.
Burri kishte mbërritur në Itali në vitin 2006 dhe që atëherë kishte nisur aktivitetin e tij kriminal.
I kontrolluar në Firence nga policia, në të njëjtin vit ai ishte zbuluar me drogë dhe para Cash, që vinin si rezultat i shitjes së drogës.
Ai kishte reaguar keq ndaj policisë dhe ishte denoncuar për rezistencë ndaj një zyrtari publik.
Një vit më pas, së bashku me të atin, ai kishte sulmuar një burrë në lokal gjatë një loje letrash. Në vitin 2008 ai ishte zbuluar me një makinë të vjedhur.
Më pas, gjatë një operacioni dëbimi në vitin 2009 ai goditi policët.
Për këtë u dënua me 8 muaj nga Gjykata e Pratos.
Në vitin 2019 erdhi urdhri i dëbimit për shqiptarin, por në vitin 2020 ai mori një leje qëndrimi për të ndihmuar djalin e tij të mitur.
Ai nuk i ndali sulmet dhe kërcënimet me vdekje ndaj partneres gjatë kësaj kohe. Edhe pse ajo kishte një urdhër mbrojtje, ai i dehur, e theu urdhrin dhe iu afrua.
Në datën 27 gusht, ai u shoqërua në kufi me urdhër të shefit të policisë së Monzës. Burri u hipi në fluturimin për në Tiranë të hënën./Albeu.com.