Rita Orës nuk i del e keqja ndaj njerëzve që e kritikuan për flamurin serb, publikon video nga Mbreti Charles!

Rita Ora duket se nuk do ta kalojë lehtë “incidentin” që i ndodhi me flamurin serb pak ditë më parë, gjatë një koncerti, ose më saktë kritikat që ka marrë pas eventit në rrjet e në media, teksa artistja shqiptare ka reaguar sërish, këtë herë me anë të një video-je të vetë Mbretit Charles.

Kështu, pasi sqaroi situatën menjëherë pas ngjarjes për “Klan Kosovën” dhe mori mbështetjen nga figura si Lorik Cana apo të tjerë personazhe të famshëm, Rita ka vendosur të postojë një video ku emri i saj përmendet nga Mbreti Charles si një prej figurat e njohura shqiptare, bashkangjitur me emra si ai i Nënë Terezës.

Pra Rita punën që ka bërë si ambasadore e Kosovë dhe e kulturës e traditave shqiptare e ka me fakte (dhe cfarë faktesh) ndërkohë që kujtojmë edhe njëherë reagimin e saj menjëherë pas incidentit me flamurin serb:

“Gjatë performancës në Festival SZIN në Hungari, mu dha një flamur nga një fans. Prej ndriçimit direkt në sy e në skenë, nuk pashë qartë se cilin shtet përfaqësonte flamuri. Sapo dola nga skena, kuptova se ishte një flamur serb e jo hungarez”.

Përderisa i mbështes të githë fansat e mi, nga të gjitha vendet dhe kulturat, dua të bëjë shumë të qartë se jam një shqiptare krenare e Kosovës, dhe nuk ishte qëllimi im të mos respektoja trashëgimin time, ose të mërzisja popullin tim ose familjen time”


Shtuar 29.08.2023 17:38