Sulm racist në Florida, 20-vjeçari vret tre persona me ngjyrë dhe veten

Një person i armatosur vrau tre persona me ngjyrë në një sulm me motive racore dhe më pas vrau veten në Jacksonville, Florida, tha sherifi i qytetit.

Autori, i përshkruar si i bardhë dhe në fillim të të 20-ave, hyri në një dyqan Dollar General dhe hapi zjarr, duke shkaktuar një përplasje me policinë, shkruan BBC.

Sherifi TK Waters tha se dy burra dhe një grua u vranë.

Kryebashkiaku Donna Deegan tha se ishte një “krim i mbushur me urrejtje”.

Sherifi tha se vrasësi, i cili ende nuk është emëruar zyrtarisht, mbante një pushkë gjysmë automatike dhe një pistoletë.

Ai besohet se ka vepruar i vetëm.

FBI ka hapur një hetim për të drejtat civile pas të shtënave dhe ngjarja po trajtohet si krim i nxitur nga urrejtja./Albeu.com


Shtuar 27.08.2023 09:11