Policia italiane ka zbuluar një plantacion droge dhe ka vënë në pranga dy shqiptarë.
Gjatë kontrollit janë zbuluar 35 kilogram marijuanë gati për shitje, 650 bimë dhe 2 pushkë.
Të arrestuarit të moshës 46 dhe 29 vjeç akuzohen për prodhim droge, shitje mallrash të vjedhura dhe mbajtjen armësh pa leje.
Policia zbuloi plantacionin në mes të pyllit gjatë një kontrolli rutinë.
Shqiptarët kishin ndërtuar një qendër të organizuar për kultivimin dhe përpunimin e marijuanës dhe pranë saj u gjetën plantacione, një me 350 bimë dhe një e dytë me 300, të dyja të pajisura me një sistem vaditje të teknologjisë së lartë.
Mësohet se dy shqiptarët ishin të armatosur me dy pushkë në momentin kur u gjetën nga policia.
Nëse droga e sekuestruar do të dilte në treg, do të kishte sjellë 350 mijë euro cash./Albeu.com