Kandidati për kreun e Partisë Demokratike Fatbardh Kadilli ka nisur sot turin e takimeve me anëtarët e PD-së, në qarkun e Beratit.
Kadilli sqaron se Berati ishte zgjedhja e tijj e parë për shkak se ka një nga përvojat më të mira politike në aktivitetin e tij të gjatë.
Kadilli ka ftuar të gjithë anëtarët e PD-së që t’i bashkohen këtij takimi, në orën 17:30, tek Biblioteka e Qytetit dhe në Kucovë, Ura Vajgurore, oea 19:00 tek Hotel Familjari.
Miq beratas ejani të bisedojmë së bashku për një Projekt të ri, me një Manifest të ri Politik me Sytë nga e Ardhmja. Takimet janë: Berat, ora 17:30, Biblioteka e Qytetit! Kucovë/ Ura Vajgurore, Ora 19:00, Hotel Familjari.’- shkruan Kadilli.