Një tërmet me magnitudë 4.0 i shkallës Rihter ka rënë pasditen e sotme në Serbi. Sipas Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare, tërmeti ishte i thellë 6 km, ndërsa epiqendra ishte në Kragujevaci dhe Trstenik të Serbisë.
Po sipas këtyre raportimeve lëkundjet janë ndjerë edhe në Kosovë, ku fatmirësisht kanë qenë të lehta dhe nuk kanë shkaktuar dëme.
/Albeu.com./