Bayerni mbetet pa portier, gjermanët hedhin sytë nga gardiani i Chelsea

Pasi Chelsea nënshkroi me portierin e ri Robert Sanchez nga Brighton, Kepa nuk e ka më të sigurt vendin e titullarit në skuadër. Portieri spanjoll tashmë mund të largohet nga londinezët për një aventurë në Gjermani.

Siç raporton “As”, Bayern Munchen është i interesuar për shërbimet e Kepa Arrizabalaga. Ky i fundit po konsiderohet si profili i duhur pasi Sommer u largua drejt Interit, ndërsa rikthimi i Neuer ende nuk dihet se sa do të zgjasë.

Në rast të një transferimi të mundshëm në Mynih, Kepa do të gjente atje ish-trajnerin e tij Thomas Tuchel. Portieri spanjoll u ble nga Chelsea verën e vitit 2018 për shifrën e 80 milionë euro duke thyer rekordin si portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit.


Shtuar 9.08.2023 17:17