Si jeni në dhomën e gjumit bazuar në shenjën tuaj të Horoskopit

Nëse jeni të njohur me astrologjinë, e dini se çdo shenjë e zodiakut ka pikat e forta dhe të dobëta, qoftë në karrierën tuaj, miqësitë apo jetën tuaj të dashurisë. Por nuk mbaron me kaq, sepse shenjat kanë edhe disa cilësi që vërtet mund të funksionojnë në avantazhin e tyre në dhomën e gjumit.

Njohja me shenjën tuaj të zodiakut dhe çfarë do të thotë për jetën tuaj seksuale mund t’ju ndihmojë ta ktheni përvojën në një përvojë shpirtërore. Njohja e pikave të forta të shenjës suaj të diellit mund të ndihmojë në rritjen e jetës tuaj seksuale në një mënyrë që ndoshta nuk do ta mendonit.

Lexoni për pikat tuaja të forta në shtrat, sipas astrologjisë:

Dashi

Si shenja e parë e zodiakut, ka kuptim të plotë që Dashi dëshiron të jetë lider dhe pionier. Kur bëhet fjalë për seksin, ju jeni agresiv dhe të guximshëm. Nëse dikush është gati për seks spontan – kudo – atëherë po flasim për Dashin. Në fakt femrat Dash e dinë shumë mirë se çfarë duan, janë të qarta dhe nuk lodhen lehtë.

Demi

Kur bëhet fjalë për seksin, Demi janë dashamirës të eksperiencave sensuale. Specialiteti juaj qëndron në mënyrën se si prekni, nuhatni dhe shijoni. Ata lulëzojnë në mjedise shumë romantike dhe konsiderohen si një nga shenjat më sensuale dhe metodike. Pika e tyre më e fortë është se ata duan të marrin dhe të japin kënaqësi.

Binjakët

Binjakët udhëhiqen nga Mërkuri, planeti i komunikimit, ndaj nuk duhet të jetë çudi që bisedat e seksit dhe luajtja e roleve janë specialiteti i tyre. Nëse dikush do të jetë llafazan në shtrat, ai do të jetë një Binjak. Binjakët gjithashtu duan çdo lloj lodër seksi apo vegël. Ata ruajnë entuziazmin dhe energjinë në çdo situatë, por sa lehtësisht emocionohen aq edhe zhgënjehen lehtësisht. Pra, kujdes.

Gaforrja

Gaforret janë të shkëlqyer në puthje. Mënyra delikate se si i afrohen partnerit të tyre, me një prekje të lehtë që ngadalë zhvillohet në një takim dashurie pasionante është ajo në të cilën ata janë vërtet të shkëlqyer. Ata janë plotësisht në harmoni me emocionet e tyre, kështu që partneri i tyre duhet të presë që seksi me ta të jetë një përvojë emocionale në një nivel tjetër.

Luani

Luanët janë të mirë në marrjen e përgjegjësisë, vendosjen e humorit dhe marrjen e asaj që duan. Është sikur po bëjnë një shfaqje. Ata janë shumë të interesuar të kënaqin personin tjetër, thjesht i duan lajkat dhe inkurajimin, kështu që sa më shumë t’i rrisni besimin, aq më mirë do të kaloni me ta.

Virgjëresha

Ata që i përkasin kësaj shenje e kuptojnë se seksi është shumë i rëndësishëm, por nuk relaksohen shumë lehtë. Kur kjo ndodh dhe dikush fiton besimin e tyre, atëherë gjërat janë perfekte. Sepse, ata janë shumë të mirë në pothuajse çdo gjë që bëjnë partneri i tyre nuk do të zhgënjehet.

Peshorja

Peshoret, ashtu si Demi, drejtohen nga Venusi, ndaj sensualiteti është në natyrën e tyre. Ata bëhen shumë kreativë dhe gjithmonë gjejnë mënyra për ta bërë tjetrin të kalojë mirë. Ata janë të sjellshëm dhe energjikë dhe u pëlqen shumë shumëllojshmëria.

Akrepi

Akrepët e kanë zotëruar artin e seksit. Ata janë të pasionuar, dinamikë dhe unikë. I njohur si shenja më e pasionuar, Akrepi mund të jetë i butë dhe shumë dinamik në të njëjtën kohë, ndërsa mbetet i paharrueshëm për këdo me të cilin gjenden në dhomën e gjumit.

Shigjetari

Si një shenjë zjarri, Shigjetarët janë agresivë dhe këmbëngulës (më pak se një Dashi) dhe shumë aventurierë. Janë gati të bëjnë gjithçka dhe për shkak se mërziten lehtësisht, patjetër do të provojnë çdo pozicion në çdo vend që duan të bëjnë dashuri.

Bricjapi

Cilësia më e mirë e një Bricjapi në shtrat (si në çdo fushë të jetës së tij) është qëndrueshmëria dhe këmbëngulja e tij. E ndërsa nga një shenjë kaq konservatore nuk do të pritej kaq shumë tension, Bricjapët mund të bëhen më agresivë dhe nervozë në shtrat.

Ujori

Zodiakët e çuditshëm dhe mendjehapur nuk do të ndryshonin vetëm për seks. Ata mbeten po aq gjurmëlënës atje. Ndryshe nga shenjat e tjera që kanë të bëjnë kryesisht me pjesën fizike, Ujorët kanë nevojë për një lidhje të fortë shpirtërore për t’u ngritur. Pasi e kanë atë, janë të ëmbël, të matur dhe të shkëlqyer në paralojë.

Peshqit

Shpirtëror, sensual dhe emocional është seksi me një Peshq. Ata i duan fantazitë dhe lehtë e bëjnë tjetrin të ndihet rehat. Në të njëjtën kohë, shumë prej tyre kanë disa fetishe, siç është adhurimi i këmbëve.


Shtuar 8.08.2023 13:16