Ermal Mulosmani nxjerr foton: Kjo është masakra më e madhe urbanistike në Tiranë, të gjithë heshtin

Në mes të debatit për kullën 205 metra që po ndërtohet në mes të Tiranës me leje të maxhorancës dhe heshtjen e opozitës, gazetari Ermal Mulosmani ka tërhequr vëmendjen nga një projekt tjetër, po aq masiv, i cili po shkatërron parkun e Liqenit në kryeqytet.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Mulosmani thekson se ajo që po ndodh te Parku i Liqenit është masakra më e madhe urbanistike në Tiranë.

Nuk ka masakër në të madhe urbanistike në Tiranë sesa kjo brenda pyllit të Liqenit. Nuk ka folë as Berisha, as Basha e askush përveç Arlind Qorrit. Askush për be, asnjë deputet e fare pak ndonjë media periferike! Kjo është kauzë, ky është kapje e shtetit nga Shefqet Kastrati dhe me mbulesën e Arben Ahmetajt.Është njësoj sikur Bashkia e New Yorkut të japë leje ndërtimi brenda Central Park-ut dhe njerëzit të bënin sikur nuk e shohin! Lul Basha është më i kapuri i të kapurve në këtë vend!”, shkruan ai duke iu referuar kullave po ndërtohen përreth ish-Sheratonit duke kafshuar një pjesë të mirë të Parkut të Liqenit.

Statusi i plotë i tij

Nuk ka masakër në të madhe urbanistike në Tiranë sesa kjo brenda pyllit të Liqenit. Nuk ka folë as Berisha, as Basha e askush përveç Arlind Qorrit. Askush për be, asnjë deputet e fare pak ndonjë media periferike! Kjo është kauzë, ky është kapje e shtetit nga Shefqet Kastrati dhe me mbulesën e Arben Ahmetajt.

Ku ishte Basha, Berisha, Mero Baze, Carlo Bollino kur u hodhën themelet e betonit në Parkun e mbrojtur me ligj special?! Ku ishin aso kohe deputetët e PD së që sot qurraviten për lulishten në qendër ( e cila nëse do mbetej ashtu do i kushtonte shtetit dhjetëra milionë euro dëmshpërblim pronarëve)?

Ata sigurisht e dinin fort mirë që ai ishte krim i madh por i mbyllën të dy sytë me pëllëmbët e duarve të Kryetarit të kapur të Partisë. Sepse Shefqet Kastrati ka kapur Opozitën po aq sa Pushtetin. Ai na sfidon me lagje brenda pyllit, mijëra tonelata beton që zëvendësuan pemë, gjelbërim e oaz shpirtëror.

Ky është kanceri i vërtetë i Tiranës- e para se e shkatërron mjedisin e dyta se tregon që ka kapur për fyti Opozitën dhe po i merr shpirtin! Kapja e shtetit askund nuk lulëzon dukshëm sa në këto gradaçela të Lalë Kastratit brenda Parkut të Liqenit Artificial.

Është njësoj sikur Bashkia e New Yorkut të japë leje ndërtimi brenda Central Park-ut dhe njerëzit të bënin sikur nuk e shohin! Lul Basha është më i kapuri i të kapurve në këtë vend!