“Jam djali i Nurihanit”, shkaku që çoi në vdekjen e ndërtuesit u bë një apartament, për të cilin djali i anëtares së KLP u bë sekser për të zgjidhur punë

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Vlorë ditën e hënë, ku djali i anëtares së KLP, Rei Meta, qëlloi me grushta 55-vjeçarin Armando Meshau, duke e lënë të vdekur.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se sebep i sherrit ishte bërë një apartament, të ciliën ndërtuesi ia kishte premtuar 33-vjeçarit, pasi ky i fundit i kishte premtuar se do ti zgjidhte punë duke përdorur emrin e së ëmës.

Sipas News24 i riu kishte premtuar zgjidhje për pronën e Armando Meshaut, duke përdorur emrin e të ëmës, që është anëtarja e KLP-së, Nurihan Seiti Meta dhe për punën që do bënte do të përfitonte një apartament që do t’i falej nga ndërtuesi në Vlorë.

Por, 33-vjeçari nuk e kishte mbaruar punën si sekser dhe 55-vjeçari e kishte zgjidhur çështjen me lidhje të tjera. Por 33-vjeçari pretendonte se ndërtuesi duhet t’i falte apartamentin dhe për këtë arsye nisi edhe konflikti mes tyre.

55-vjeçari kishte refuzuar t’ia kalonte në pronësi apartamentin Rei Metës dhe ditën e sotme u përballën në një kancelari në Vlorë aty konflikti verbal degradoi në dhunë fizike, ku si pasojë 55-vjeçari humbi jetën.


Shtuar 7.08.2023 22:05