VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në portin turk, raportohet për shumë të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur portin Derince në provincën Kocaeli të Turqisë perëndimore, me autoritetet lokale që konfirmojnë se të paktën 10 persona janë plagosur.

Fotot që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë një re të madhe tymi.

https://www.youtube.com/watch?v=tJi6VauqV58

Sipas asaj që tha guvernatori i provincës, Sedar Yavu, shpërthimi ndodhi në orën 14:40 pranë kapanoneve të Organizatës Turke të Grurit (TMO).

“Vlerësimet fillestare tregojnë se një shpërthim ka ndodhur për shkak të ngjeshjes së pluhurit të grurit gjatë transferimit të grurit nga një anije në kapanon. Na është thënë se teknikisht është e mundur të ndodhë një shpërthim për shkak të ngjeshjes së pluhurit të grurit, por po hetojmë çdo shkak të mundshëm”.

Njëkohësisht ai ka theksuar se dy nga të lënduarit janë të shtruar në spital në gjendje të rëndë.

“Dëgjuam një shpërthim dhe pamë shpërthimin e hambarit të TMO. Katër persona u plagosën dhe u dërguan në spital ”, tha më herët kryetari i komunës së Derincës, Zeki Akgun.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë zjarrfikëset, policia dhe ekipet mjekësore për të shuar flakët.

Shpërthimi shkatërroi 13 traktorë që përdoren për ngarkim-shkarkim gruri, ndërsa asnjë anije nuk u dëmtua.

Një burim nga kompania menaxhuese e portit tha se shpërthimi nuk ka prekur pjesën tjetër të aktiviteteve në zonë./Albeu.com/


Shtuar 7.08.2023 16:21