Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, lëndohen 5 anëtarët e një familjeje serbe

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele. Një makinë me targa serbe ka dalë nga rruga dhe është përplasur me trafikndarësen.

Për pasojë janë lënduar 5 anëtarë të një familjeje.

Mësohet se familja po vinte me pushime në Shqipëri.

Aksidenti u shënua pranë fshatit Gziq të Mirditës.

Një grup hetimor do të zbulojë shkaqet e aksidentit, por dyshohet se shkak mund të ketë qenë shpejtësia dhe se drejtuesi i mjetit mund të ketë humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë.

 


Shtuar 6.08.2023 08:01