Janë publikuar pamje të reja nga sherri fatal në Prishtinë mbrëmjen e djeshme.
Në video të ndryshme tregohen disa momente para e pas ngjarjes.
Fillimisht shihet një burrë i shtrirë në tokë i mbuluar nga gjaku, teksa dy të tjerë i japin ndihmën e parë.
Ndërkohë, pak minuta pasi në vendngjarje mbërriti ambulanca, në video shfaqen disa nga vajzat që ishin në lokalin në qendër të Prishtinës.
Njëra nga 14 gratë që u plagosën, duket në planet e publikuara nga mediat, e fashuar në këmbë dhe e gjakosur kudo.
Në pamjet e shkurtra është kaosi dhe tronditja që mbizotëron.
Ndërkohë, si pasojë e sherrit mbetën të plagosur 20 persona dhe një ndërroi jetë.