Charles McGonigal, ish-kreu i kundërzbulimit në New York, që akuzohet për fshehjen e 225,000 dollarëve që dyshohet se i mori nga një ish-punonjës i inteligjencës shqiptare është pranë arritjes së një marrëveshjeje me prokurorët federalë në Uashington. Kjo tregon se ai do të pranojë akuzën dhe çështja të mos shkojë në gjyq.
Ka qenë një prej avokatëve të McGonigal ai që ka bërë me dije faktin. Ndërkohë, ish-agjenti veteran i FBI-së, i cili doli në pension në vitin 2018, u akuzua në janar në dy çështje të veçanta në Nju Jork dhe në Uashington, një prej çështjeve lidhet me shërbimet e ofruara ndaj një oligarku rus nën sanksione.
Seth DuCharme, avokati i McGonigal, vuri pas seamcës së sotme se klienti i tij ka dy zgjedhje, ose të pranojnë akuzën ose të shkojnë në gjyq. Ai shtoi se ka një “shans të mirë që çështja të zgjidhet” pa pasur nevojë të shkojnë në gjyq.
Vetë ish-agjenti është deklaruar i pafajshëm për të dyja aktakuzat, teksa omentet sugjerojnë se prokurorët dhe avokatët e McGonigal mund të punojnë për një marrëveshje për pranimin e akuzës në këtë rast.
Nuk dihet ende si mund të arrihet një marrëveshje për pranimin e akuzës midis prokurorëve dhe McGonigal, ndërsa seanca tjetër është caktuar për 13 shtator.