Zbardhet skema e mashtrimit, kush është “kryebashkiaku” që i kërkoi 35 mijë euro biznesmenit në Tiranë

Zbardhet skema se si Florian Gjergji, i shpallur në kërkim, tentoi të mashtronte biznesmenin Geront Çela për t’i marrë 35 mijë euro.

Skema dështoi dhe policia arriti të arrestonte 3 persona, por jo organizatorin Florian Gjergji.

Ky i fundit i është prezantuar biznesmenit Çela si kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha.

“Si je! Jam kryetari i bashkisë së Vlorës, me duhen 35”.

Ka qenë ky mesazhi që ka mbërritur në telefonin e Çelës përmes një aplikacionin të komunikimit online.

Menjëehrë pas këtij mesazhi, biznesmeni vuri në dijeni policinë e Tiranës, e cila organizoi operacionin “Replay” dhe vuri në pranga 3 persona, ndërsa shpalli në kërkim për të disatën herë Florian Gjergjin.

Në kuadër të operacionit “Replay” u arrestuan Afrim Radici, Gezim Çelanji dhe Qazim Vata.

Gjatë muajve të fundit disa biznesmenë kanë rënë pre e kësaj skeme mashtrimi duke dhënë paratë e kërkuara nga “zyrtarë të larte”, ndërsa disa të tjerë kanë bërë kallëzim menjëherë në polici duke identifikuar dhe kapur autorët.


Shtuar 4.08.2023 13:18