Tregues i klimës së nervozizmit që mbizotëron në Shtëpinë e Bardhë është ballina e gazetës Neë York Post, e cila i referohet qenit të presidentit amerikan, Joe Biden.
“Komandanti” i Biden ka kafshuar të paktën shtatë anëtarë të personelit të shërbimit sekret.
Mësohet se njëri prej agjentëve ndodhet në gjendje të rëndë në spital.
Eksperti i sjelljes së qenve në Manhattan, Andrea Ardern i tha gazetës amerikane se mjedisi nuk është përgjegjës për sjelljen e padisiplinuar të një qeni.
Përkundrazi, siç theksoi ai, përgjegjësinë e ka pronari i kafshës, i cili duhet të merret me sjelljen agresive të kafshës së tij, sapo të dallojë shenjën e parë të egërsisë./albeu.com