Minutazhi ka munguar, por Dembele është i hapur për të rinovuar me Barcelonën

Barcelona dhe sulmuesi Ousmane Dembele pritet të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për disa vite.

 

Të lidhura

None found

Edhe pse ka pasur raportime të shumta për largimin, francezi është i gatshëm të rinovojë kontratën me katalunasit.

Kontrata momentale e Dembeles skadon në vitin 2022, por në rast që nuk rinovon, atëherë do shitet këtë verë.

Sidoqoftë, Dembele beson se do këtë sukses te Barcelona, andaj është i hapur për rinovimin e kontratës.

Nëse nuk ka ndonjë problem, atëherë Dembele do rinovojë kontratën para fundit të qershorit deri në vitin 2024.

Paga e Dembele nuk do ndryshojë edhe pse presidenti Joan Laporta ka kërkuar nga gjithë lojtarët të zbresin pagat./


Shtuar 25.05.2021 13:56