Në takim me Kurtin, Haradinaj: Serbia të çlirohet nga kriminelat e luftës

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit me kryeministrin, Albin Kurti ka bërë me dije se me kreun e qeverisë  ka folur për tema të rëndësishme për vendin.

Haradinaj tha se mungesa e ShBA-së në procesin e dialogut dhe konfuzioni në agjendën e Brukselit është shqetësuese.

“Tema ishte dialogu me datën 6 maj i kanë dërgua letër kryeministrit dhe kam kërkuar takim për çështjen e dialogut dhe pas kërkesës u kemi përgjigjur takimit. I kemi dëgjuar qëndrimet e kryeministrit dhe kam shprehur shqetësimet e mia. Prezencën e ShBA-së është mëse e nevojshme, do të ishte me dobi emërimi i emisarit nga Amerika. Lajçak është një nivel i ulët i përfaqësimit për agjendën tonë. E ardhmja e dialogut është e rëndësishme”, është shprehur ai.

Ai tha se edhe ikja prej faktit se Kosova ka bërë luftë çlirimtare nuk i bënë mirë vendit. Tutje ai ka komentuar edhe deklaratën e Kurtit ku tha se Ballkanit duhet të çlirohet nga kriminelët.

“Kosova nuk mundet me u barazua me Serbinë termi nuk është i drejtë. Termi i drejtë është që Serbia s’është demilitarizu, ka nevojë Serbia me u çliru prej kriminelëve të luftës”, ka thënë ndër të tjera Haradinaj.


Shtuar 25.05.2021 14:01