Një emigrant ka vdekur dhe dy të tjerë kanë mbetur të plagosur nga një sulm me thikë në Spanjë.
Mbrëmjen e ditës së djeshme, policia ka marrë njoftimin për një person të plagosur me thikë, i cili u paraqite vetë në spital. Pas tij, në spital janë paraqitur dhe dy të tjerë të plagosur.
Njëri prej tyre ndërroi jetë në qendrën shëndetësore, ndërsa dy të tjerët janë transferuar në një tjetër spital.
Nuk dihen rrethanat e sulmit. Autoritetet spanjolle janë duke punuar për zbardhjen e plotë të ngjarjes.