Policia e Pogradecit ka arrestuar 2 persona dhe ka nisur hetimin për 2 të tjerë. Sipas njoftimit të policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve I. Q., 55 vjeç dhe I. D., 29 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit T. D., 58 vjeç dhe E. D., 27 vjeç, banues në Pogradec.
Gjatë një konflikti mes këtyre shtetasve dyshohet se shtetasi I. Q. ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, ndërsa 29-vjeçari (djali i motrës së shtetasit I. Q.) ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit I. Q.
Në këtë konflikt janë përfshirë edhe dy shtetasit e tjerë T. D dhe E. D., babai dhe vëllai i 29-vjeçarit.
Materialet u referuan në Prokurori./Albeu.com/.