Pioli: Etapë vendimtare për karrierën, ju zbuloj ëndrrën

Stefano Pioli ka folur për Milan TV.

“Te Milan jam ndier menjëherë mirë dhe jam vënë në kushtet për të dhënë maksimumin. E ndiej se Milan-i mund të jetë etapa ime me të vërtetë e rëndësishme dhe vendimtare për karrierën time”, ka thënë Pioli, i cili ktheu kuqezinjtë në Champions pas një mungese -vjeçare.

Ëndrra: “Dua të fitoj diçka dhe dua ta bëj me Milan-in. Siç ka thënë Maldini, Milan-i duhet të luajë të paktën 3 vite radhazi në Champions për t’u kthyer në majë”, ka shtuar trajneri.

“Duhet konsolidim, mjafton të mendojmë sa iu është dashur rivalëve tanë për të fituar titullin. Na duhet kohë dhe dëshirë për t’u përmirësuar çdo ditë më shumë”.


Shtuar 24.05.2021 21:19