Vangjush Dakon kërkon lirinë, zbulohet data e seancës në Apel

Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako i arrestuar për shpërdorim detyre do të dalë përballë gjykatës së Apelit të Posaçëm më 18 korrik në orën 10.
Seanca në apel do të shqyrtohet nga gjyqtarja Daniela Shirka.

Dako ka kërkuar masë më të butë sigurie. Kujtojmë se më tetë qershor, Gjykata e Posçme, la në burg Vangjush Dakon.

Ish-krybashkiaku socialist akuozhet se ka shkelur detyrën për një pallat 11 katësh, që ka ndërtuar shtesë pa leje si dhe për një tender për rërën në plazhin e Currilave. Ndërsa ndaj tij zyrtarisht rëndojnë akuzat për ‘Shpërdorim detyre’ dhe ‘Falsifikim dokumentesh’./albeu.com/