Burri dhunon me sende të forta bashkëshorten në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet, në rrugën “4 Dëshmorët”.

Policia njofton se shtetasi A. Sh., 43 vjeç (shurdhmemec), dyshohet se ka goditur me sende të forta bashkëshorten e tij, shtetasen Gj. Sh., 47 vjeçe, dhe më pas është larguar.

Si pasojë 47-vjeçarja është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com.


Shtuar 11.07.2023 22:35