Dy vëllezërit dhe djali i vogël, brenda pak muajsh familja Rrushaj humb tre pjesëtarë

Fat i keq duket se ka përndjekur familjen Rushaj në Shkodër.

Sot ndërroi jetë pas tre ditësh i shtruar në spitalin e Traumës në Tiranë, Gjelosh Rushaj, shoferi i fuoristradës që u aksidentua dhe rë na humnerë në fshatin Plan të Dukagjinit.

Shoferi Gjelosh Rushaj u dërgua me helikopter të enjten e kaluar në gjendje të rënduar shëndetësore më spitalin e Shkodrës e më pas në Tiranë, por për fat të keq nuk ia doli.

Gjelosh Rushaj është vëllai Pjetër Rushajt, i cili humbi jetën në nëntor të vitit të kaluar bahskë me djalin e tij në Bogë rë Malësisë së Madhe, kur makina me të cilën po ushëtonin ra në lumë.

Pjetër Rushaj humbi jetën tragjikisht së bashku me djalin e tij të mitur, pasi makina me të cilën udhëtonin u mor nga rrjedha e përroit në Malësinë e Madhe.

Pjetër Rrushaj kishte lënë Anglinë për të investuar në Shqipëri dhe ishte një biznesmen i njohur në zonë. Për shkak të reshjeve të dendura të shiut, kishte marrë fëmijët, djalin dhe vajzën dhe ishte nisur për në Bogë për të parë nëse 2 shtëpitë që kishte në pronësi me të vëllanë, kishin pësuar dëmtime. Moti i keq u mori jetën babë e bir ndërsa vajza shpëtoi mrekullisht.

Rrjedha e madhe e ujit në vendin e quajtur në vendin e quajtur “Grykë Lugje” ia pamundësoi që të vijonte më tej rrugë. Për pasojë i ka thënë vajzës që të shkonte në banesën më të afërt të kërkonte një kavo për të nxjerrë makinën e ndërsa qëndroi pranë makinës me të birin. Por ky moment ka rezultuar fatal, pasi janë marrë nga rrjedha e furishme e ujit./albeu.com/


Shtuar 9.07.2023 09:12