Regjistroi vajzën “fantazmë” dhe e “vrau” 19 vite më pas, si e mashtroi shtetin kuksiani për të përfituar ndihmë ekonomike

Detaje të reja dalin në lidhje  me ngjarjen e pazakontë në Kukës, ku një 57-vjeçar regjistroi vajzën “inekzistente” dhe e shpalli të vdekur pas 19 vitesh, për të përfituar ndihmë ekonomike  më të lartë.

57-vjeçari nga Kukësi, sot baba i 4 fëmijëve, u arrestua nga policia, pasi në vitin 2002, kur ishte 36 vjeç dhe kishte vetëm 2 fëmijë, arriti të fusë në trungun familjar një fëmijë të tretë, një vajzë që nuk ekzistonte, vetëm për të përfituar ndihmë më të lartë ekonomike.

Në vitin 2021, kur fëmija inekzistent mbushi 19 vjeç dhe shteti nuk ofronte më ndihmë burri e shpalli të vdekur dhe e çregjistroi../albeu.com/