Një grabitje me armë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtunë në Tiranë në zonën e Unazës.
Siç njofton policia ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:25, në rrugën “Tom Plezha” në Unazë të Re.
Një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si armë zjarri, është futur në filialin e Western Union te Unaza e Re dhe ka marrë një shumë parash për t’u larguar me një biçikletë. Mësohet se janë grabitur 40 mijë euro.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit./Albeu.com/