Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferaj ditën e sotme ka komentuar situatën e krijuar në PD. Ai tha se Basha u investua nga PD-ja për një projekt të madh dhe për të drejtuar vendin, por sipas Xhaferajt është për të ardhur keq ku është katandisur.
Xhaferaj: Jemi me opozitën, opozitar. E përcaktuat si grupim i zotit Basha, nuk bëhet fjalë për grupim, bëhet fjalë për zotin Basha dhe 20-30 persona që i vijnë vërdallë. Nuk është serioze që ta quajmë grupim. E projektuam Bashën për një zgjidhje shumë të madhe, si njeriun që do të drejtonte Shqipërinë. Është për të ardhur keq niveli ku është katandisur. PD-ja e investoi për një projekt të madh dhe Basha po na dëshmon që sa gabime kemi pasur ne sepse ai vetë po na thotë që unë jam për atë gjënë e vogël, për të kapur diçka për interesa të mirëfillta biznesi. Ky është fakt. Tani po del dhe po pengon projektet opozitare shumë të rëndësishme për vendin dhe opozitën.
Xhaferaj i ftuar në emisionin “Kafe shqeto” është shprehur se ka një ndryshim të shumë të madh mes Berishës dhe Bashës, pasi të flasësh për Berishën, flasim për politikë, dhe të flasësh për Bashën, flasim për biznes. Megjithatë ai theksoi se Berisha nuk mund të jetë në krye të kësaj lëvizjeje opozitare.
Xhaferaj: Opozita nuk ka nevojë të ikë, ka nevojë të ripozicionohet. Berisha nuk duhet të ikë, duhet të jetë si pjesë e rëndësishme e kësaj lëvizjeje opozitare. Edhe Basha mund të ketë rol për të luajtur. Por ne na duhet lidership i ri. Opozita nuk duhet të flasë për ikje, vetëm për ardhje.
Ai i bëri thirrje Berishësh dhe Bashës që të reflektojnë.
Xhaferaj: Reflekton apo nuk reflekton zoti Basha nuk ka ndonjë impakt të gjerë. Do ishte mirë që të reflektonte. Problemi dhe domosdoshmëria shtrohet në një reflektim nga Berisha që të bëjë një hap pas nga lidershipi i operacionit opozitar.
/Albeu.com/