Vazhdojnë diskutimet në Belgjikë rreth çështjes që përfshin Thibaut Courtois, portierin e Real Madridit që u largua nga grumbullimi i kombëtares në mosmarrëveshje me zgjedhjen e trajnerit për t’i caktuar shiritin e kapitenit Lukakut dhe jo atij.
Një version i reklamuar nga vetë gjermani dhe më pas i mohuar nga Courtois, por që bie gjithmonë në sy. Pas ndeshjes së mbrëmshme ndaj Estonisë, të fituar 0-3 në kualifikueset e Euro 2024, edhe sulmuesi Yannick Carrasco ka shprehur mendimin e tij për këtë çështje:
“Trajneri ishte i qartë me ne, Courtois është pjesë e ekipit dhe është një nga tre kapitenët. Nuk ka rëndësi shiriti në krahë. Nuk kemi pasur ende mundësi të diskutojmë me të, ndoshta mund të ketë një arsye tjetër pas largimit të tij, por roli i kapitenit është një nga argumentet. Natyrisht që ishim pak të zhgënjyer, por ne. duhet të ecim përpara”, tha Carrasco në zonën mikse.