Euro nuk “ndez”, rikthehet rënia: Me sa u këmbye sot ndaj lekut

Euro e ka nisur javën me ulje pas një disa ditësh forcimi gradual ndaj lekut. Banka e Shqipërisë raporton se një euro u këmbye sot me mesatarisht 107.97 lekë duke humbur 0.22 pikë krahasuar me te premten e javës së kaluar.

Euro zhvlerësohet për herë të parë pas një jave në raport me lekun, teksa u duk që javën e kaluar po merrte veten pas një rënieje të vazhdueshme.

Pavarësisht forcimit të javës së kaluar, euro vijon të jetë një tregues minimal në raport me lekun për shkak të flukseve të mëdha të futjes së valutës së huaj në Shqipëri nga turizmi apo pastrimi masiv i parave në sektorë që lidhen me ndërtimin. /albeu.com


Shtuar 19.06.2023 13:28