Lufta në Ukrainë duhet të përfundojë, kërkesa e presidentit të Afrikës së Jugut për Putinin

Presidenti rus, Vladimir Putin, u takua ditën e djeshme me homologun e tij nga Afrika e Jugut, Cyril Ramaphosa.

BBC raporton se presidenti afrikan i ka kërkuar Putinit që të ndalojë luftën në Ukrainë.

Komentet e zotit Ramaphosa për luftën në Ukrainë vijnë pas takimit të tij me Putinin në Shën Petersburg, Takim u zhvillua në kuadër të një misioni paqeje me gjashtë vende të tjera afrikane.

Kujtojmë se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i tha delegacionit të premten se ai nuk do të hynte në bisedime me Rusinë derisa ata të largoheshin nga toka ukrainase.

Putini pretendon se Ukraina ka refuzuar bisedimet. Ramaphosa gjithashtu bëri thirrje që të dyja palët të kthejnë robërit e tyre të luftës.
Delegacioni afrikan, i përbërë nga përfaqësues nga Afrika e Jugut, Egjipti, Senegali, Kongo-Brazzavili, Komoret, Zambia dhe Uganda është krijuar posaçërisht për ekuilibrin, me anëtarë nga pjesë të ndryshme të Afrikës me pikëpamje të ndryshme për konfliktin.

Afrika e Jugut dhe Uganda shihen si të prirura drejt Rusisë, ndërsa Zambia dhe Komoret janë më afër Perëndimit. Egjipti, Senegali dhe Kongo-Brazzaville kanë mbetur kryesisht neutrale. Vendet afrikane e kanë parë kryesisht konfliktin një konfrontim midis Rusisë dhe Perëndimit./albeu.com/