Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Real Madridit dhe Villarealit.
“Los Blancos” edhe pse e filluan ndeshjen mirë, ata u gjendën në disavantazh në pjesën e parë ndaj Villarrealit.
Ishte sulmuesi në formë, Gerard Moreno ku dhuroi një asistim për Pino, i cili shënoi gol në min 20’.
Ky gol ishte i mjaftueshëm për të mbajtur epërsinë në pjesën e parë.
Zidane duket se do të bëjë gjithçka që të rikthehet në pjesën e dytë.
Rezultati i pjesës së parë, Real Madrid 0-1 Villareal.
Në krahun tjetër edhe Atletico i ka mbyllur 45 minutat e para në disavantazh ndaj Valladolid. Me vendasit qe shënuan në minutën e 18′ me Plano./albeu.cm/