Videoja seksuale e Safet Gjicit brenda zyrës së tij në Bashkinë e Kukësit, ku ishte sëbashku me 40-vjeçaren Alma K. ishte tema e ditës në të gjitha rrjetet sociale dhe mediat gjatë ditës së sotme.
Ky videoskandal i dha fund karrierës politike të Gjicit, i cili menjëherë pas publikimit dha dorëheqjen, ndërsa përmes një statusi në Facebook, ju kërkonte falje votuesve që i tradhtoi në besimin që ata i dhanë në 14 maj.
Por ajo që u vu re në reagimin e Gjicit është se ai i kërkonte falje qytetarëve por jo familjes së tij. Safet Gjici është i martuar dhe baba i katër fëmijëve, sëfundmi ai është bërë edhe gjysh.
Para se të futej në politikë Safet Gjici ëhstë marrë me biznes, të cilat vitet e fundit janë menazhura nga familjarët e tij. Ndërkohë ai konsiderohet si një nga politikanët më të pasur në Shqipëri.
Sa është pasuria e Safet Gjicit?
Gjici rezulton pronar i 9 apartamenteve dhe njësive në Tiranë, lokal në Tiranë, pronar i një vile 3 katëshe në Tiranë me sipërfaqe 432 m2, dy sipërfaqe ullishte rreth 2 mijë m2, 400 m2 tokë arë etj.
Gjici deklaron transaksione me vlertë qindra mijëra euro, mbi 500 mijë euro huamarrje, mbi 600 mijë euro obligacione, rreth 300 mijë euro hua për shoqërinë “Eurogjici Security” që e kontrollon përmes të afërmeve të tij si dhe dhjetëra mijëra euro në llogari bankare.
Safet Gjici menaxhon përmes familjarëve të tij kompanitë si: Euro-Gjici, -Eurogjici-Security, Kevin Construksion, Futboll Klub Kukësi, Manjola Gjici dhe Eronaldo.